15 krerë shtetesh të zonës së euros po diskutojnë në Paris përmasat e përbashkëta që do të marrin për të parandaluar krizën financiare. Plani i shpëtimit i koordinuar mes liderëve botërorë mund të jetë i njëjtë me atë implementuar nga Britania e Madhe.
Në samitin e jashtëzakonshëm të Parisit, është ftuar edhe kryeministri britanik Gordon Brown, i cili do të raportoj hollësirat e plasnit prej 15 miliard sterlinash për shtetëzimin e bankave kryesore dhe dhënien në një huaje prej 250 miliard sterlinash për sektorin financiar në rrezik. Në bazë të këtij plani, presidenti francez Nikolas Sarkozy, parashikoji se nga ky samit do të dalë një plan ambicioz dhe i koordinuar për shpëtimin e ekonomive të Eurozonës.
Kancelaria gjermane Angela Merkel, u shpreh para takimit se është e nevojshme që ky plan masash konkrete të bëhet publik para çeljes së bursave ditën e hënë. Që kur kriza shpërtheu në kontinentin Plak, të gjitha vendet anëtare të BE-së ndoqën parimin secili për vete për të ndjerë sistemin financiar nga kriza.
Të gjitha këto vende miratuan veçmazi plane shpëtimi. Por në këtë pikë kur efekti domino është më kërcënues se kurrë thotë agjencia e lajmeve Reuters, Europa duhet të bashkohet në një qëndrim./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle