Situata në Afrikë ka hapur diskutimet e krerëve të Amerikës, Japonisë, Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Kanadasë dhe Rusisë në samitin 2 ditor të G8 ishullin Okaido në veri të Japonisë. Liderët e vendeve më të zhvilluara të botës kanë diskutuar për problemet thelbësore që kanë mbërthyer Afrikën, si kriza ushqimore, sëmundjet dhe zhvillimi ekonomik.

Ndërsa gjatë ditës pritet që të merren vendime që kanë të bëjnë me krizën globale. Shqetësimi për gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia  globale, çmimet e larta, mungesa e ushqimit dhe energjisë në shumë vende si dhe ndryshimet klimaterike, i kanë ndarë vendet e industrializuara në dy kampe.

Gjermania dhe Britania i shohin masat për të luftuar ndryshimet e klimës si jetike për përballimin e vështirësive të tjera. Ndërsa SHBA-ja apo Kanadaja mendojnë se këto hapa nuk janë të domosdoshme për tu ndërmarrë tani. Për analistët ka pak gjasa që samiti të marrë vendime të qarta në lidhje me klimën. I rëndësishëm në samit është konsideruar  dhe takimi i parë mes presidentit amerikan George Bush dhe atij rus Dimitri Medvedev. Dy presidentët deklaruan se kanë rënë dakord për disa çështje që kanë të bëjnë me programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Jugut. Ndërkohë që nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore amerikane në Europë. Gjë e cila kundërshtohet rreptësishtë nga Rusia./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj