Një e premte plot me emocione ishte ajo e mbrëmshmja në TV Klan për teleshikuesit e emisionit, Njerëz të Humbur.
Historia e Samuel Subashit, e djaloshit që mban mbi supe jetën e një nëne shqiptare, e cila kryen dënimin në burgun 325, pikërisht për të mbrojtur fëmijën e saj.
Aida Shtino: “Mirëmbrëma Elvira! Përshëndetje!”
“Mirëmbrëma dhe përshëndetje! Ju përgëzoj se keni një punë shumë të mrekullueshme për gjetjen e njerëzve të humbur.”
Shkëputet nga familja e të humburve, megjithëse pa kthyer kokën pas, 31-vjeçarja Lavdije Sinani, e humbur në tokën italiane prej 18 vitesh.
“Meqë komunikove me gazetarin merri numrin e shtëpisë edhe mami, Greta, Koli edhe Eli që i ke lënë tre vjeç dy binjakët sonte janë pranë televizionit dhe presin llafin tat. Babin mos e merr në telefon, por babi ta dëgjojë zërin, mirë? Po merr numrin e shtëpisë edhe i ke mamin, Gretën, Adi është në Greqi, kurse Kolin dhe Edin, që i ke lënë tre vjeç binjakët, vëllezërit merre guximin, merri në telefon”.
Ndërkohë një familje të ndarë me kilometra iu kthye një përgjigje. Bëhet fjalë për rastin e Edlira Mançukut, një tjetër rast i zbardhur nga “Njerëz të Humbur”./tvklan.al