Një histori e rrallë, e cila na kthen 50 vite më parë, çeli maratonën e emisionit Njerëz të Humbur këtë të premte.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë stafi i këtij emisioni realizoi një bisedë telefonike nga Rusia me bashkëshorten e Sergeji Volkov, i cili për herë të parë pas 50 viteve do të njohë xhaxhain e tij.

Aida Shtino: “Dua t’ju them se kemi arritur të kontaktohemi.”

“Faleminderit.”

Aida Shtino: “Më në fund kemi arritur të kontaktojmë me bashkëshorten e Sergejit.”

“Urime gjithë stafit”.

Aida Shtino: “Kemi kontaktuar me të ditën e sotme.”

Luan Dallaku, 58-vjeçari nga Durrësi, vazhdon të rezultojë i humbur që më 22 Shkurt të vitit 2010.

Informacione të shumta për të vazhdojnë të vijnë pikërisht nga qyteti, ku ai ka humbur edhe kontaktet.

Kolegët italianë të Kilavistos kishin kërkuar ndihmën për të identifikuar kufomën e një vajze, e cila rezultoi që ishte shqiptare nga Fieri, Entela Zaçe.

Kërkimet nxorën në dritë skandalin që policia shqiptare e ka ditur identitetin e saj që prej vitit 2001, por nuk i ka informuar familjarët në lidhje me fatin e vajzës së tyre.

Vazhdojnë verifikimet për Teuta Rahmanin, 26-vjeçaren nga qyteti i Kukësit. Londra është vendi ku mendohet se jeton Teuta.

Me ndihmën e korrespondentit tonë në Londër, po verifikohen të gjitha informacionet që na vijnë nga ky shtet.

Jo vetëm këto, por edhe histori të tjera u publikuan natën e mbrëmshme në emisionin “Njerëz të Humbur”./tvklan.al