Njerëz të Humbur përfshiu mbrëmjen e djeshme shumë histori, të cilat sollën emocione të forta.
Historia e parë, që në mënyrë të suksesshme u kurorëzua me gjetje, ishte ajo e një nëne, e cila arriti të kontaktonte me vajzën e saj, që e kishte braktisur përpara 21 vjetësh.
Aida Shtino: “Unë dua të them vetëm kaq, se ne ta kemi gjetur Alketën. Alketa, mirëmbrëma!”
Alketa Lena: “Mirëmbrëma.”
Aida Shtino: “Majlinda, dëshiron t’i thuash diçka?
“Të më fali.”
Alketa Lena: “Nuk kam asgjë që t’i fal. Unë nuk jam ndjerë asnjëherë e braktisur. Unë e kuptoj në të gjitha mënyrat. Nga Alketa mund të ketë vetëm një shoqe”.
Më pas vijoi një histori prekëse dhe rrëqethëse, ku një vajzë u rrëmbye kur ishte vetëm një fëmijë.
Aida Shtino: “Quhem Myzejene Istrefi. Kam dy prindër, që quhen Latif dhe Shefiko Istrefi. Mbaj mend që kam pesë vëllezër dhe tre motra. Kthehem shumë pas në kohë, 17 vite më parë, kur një 12-vjeçare doli nga oborri i shtëpisë dhe dy të rinj e mbërthyen nga krahët, duke e larguar nga fëmijëria e saj.”
Pas 17 vjetësh u bë e mundur që Myzejene Istrefi të shikonte familjen e saj dhe të fliste me ta, kjo falë emisionit “Njerëz të humbur”.
Aida Shtino: “Myzejen, të ka marrë malli për nënën?”
Myzejene Istrefi: “Patjetër që po.”
Aida Shtino: “A dëshiron ta shikosh sonte? Unë e kam këtu nënën tënde, motrën tënde. A je duke më ndjekur tani, më shikon?”
Myzejene Istrefi: “Po patjetër”.
Aida Shtino: “Kjo është nëna jote.”
“Myzejen bëhu e fortë, kthehu te nëna jote, të të shoh me sy”.
Aida Shtino: “Ne po të shikojmë në këto momente, të përshëndesim.”
Bujar Dervishi ishte dhe rasti i fundit. Ai kishte humbur çdo lidhje me të afërmit nga Greqia që prej vitit 2003.
Ishte vetëm 20 vjeç kur ai mori rrugën e emigracionit. Në këtë moshë, kur jeta mund t’i premtonte një drejtim tjetër, Bujar Dervishi tentoi sfidën e të riut drejt një toke të huaj./tvklan.al