Prokuroria për Krimet e Rënda i ka komunikuar akuzat 9 të pandehurve për çështjen Xibraka. Mbi ta do të rëndojë akuza e trafikut ndërkombëtarë të lëndëve narkotike, në kuader të grupit të strukturuar kriminal.
Provat që do përdoren kundër tyre në gjyq janë 20 kilogramët e kokainës së sekuestruar dhe 300 mijë euro të fituara nga trafiku i drogës, si dhe disa prova të tjera të sjella në Gjermani, vend ku shitej dhe droga.
Hetuesit kanë përcaktuar dhe rolin e të akuzuarve.
Dy kolumbianët, Cezar Avila dhe Walther Moreno ndanin kokainën nga solucioni.
Ermal Hoxha, nipi i diktatorit ishte personi që kujdesej për ta dhe ndërlidhësi me Genci Xhixhën, drejtues i rrejtit.
Xhixha është shpallur në kërkim.
Ilir Hysenaj ishte personi që do shiste drogën në Gjermani.
Sajmir Batku, ai që do transportonte kokainën nga Elbasani në Tiranë.
Dy vëllezërit Kelmend dhe Arian Dalipi kishin në pronësi magazinën e Xibrakës dhe merreshin me sigurinë e saj.
Gentian Gjonaj merrej me organizimin e punëve, pasi ishte personi që kishte gjetur vendin dhe ngritur laboratorin.
Pritet që ditët në vijim, dosja të dorëzohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Tv Klan