Zbulohen gjurmë të shpërthimeve të dhunshme vullkanike në planetin Merkur. Gjatë 24 orëve të fundit, sonda evropiane “Bepi Colombo” ka arritur pikën më të afërt prej 295 km nga sipërfaqja e planetit, një ndër vendet më të ftohta të Sistemit Diellor, pavarësisht afërsisë me yllin tonë.
“Bepi Colombo” ka fluturuar kaq pranë në momentin e kalimit të ditë-natës, duke fokusuar në objektivin e kamerave sipërfaqe të gjëra vullkanike në zonën e quajtur Borealis Planitia, të krijuara rreth 3.7 mld vite më parë.
Gjithashtu është vëzhguar edhe Caloris Planitia, krateri me i madh i krijuar nga një impakt, i gjerë rreth 1500 km, dhe ne mes një gropë e madhe prej 40 km që ka gjeneruar të paktën tre shpërthime vullkanike.
Sonda “Bepi Colombo” kreu kështu fluturimin e 9-të në një distancë kaq të shkurtër, nga të cilët një rreth Tokës, dy rreth Afërditës dhe 6 afër Merkurit.
Klan News