Bekim Balaj i dha fitoren Vllaznisë në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 20 kundër Tiranës. Sulmuesi shkodran realizoi dy herë në pjesën e dytë duke përmbysur avantazhin e bardhebluve. Tirana shënoi shumë shpejt, që në minutën e 13 me Haxhiun.

Por pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë Balaj barazoi për ekipin vendas. Shkodranët e kishin përgatitur mirë ndeshjen dhe ishin më të motivuar në fushën e tyre. Goli i fitores erdhi në minutën e 84. Tashmë Vllaznia është barazuar me pikë me Dinamon. Ndërsa Tirana zbret në vendin e parafundit.

Tashmë pritet ndeshja Partizani – Skënderbeu dhe Elbasani – Teuta për të përcaktuar renditjen.

Më herët, Dinamo humbi në Ballsh me rezultatin 2 me 1 ndaj Bylisit, duke mos e ruajtur serinë e rezultateve pozitive. Ndeshje emocionuese për skuadrën vendase. Ballshiotët ishin të parët që shënuam me Markun në mesin e pjesës së parë. Me fillimin e së dytës dinamo barazoi me Zabërgjën.

Ndeshja pati ritëm nga të dy skuadrat, por kur mendohej se do të përfundonte në barazim, Berko shënoi golin e fitores. Ishte minuta e 93.

Ndërsa Egnatia e nisi mirë këtë start të këtij viti duke fituar me Laçin. Skuadra nga Rrogozhina vijon me mentalitet fituesi edhe pas suksesit në Superkupën e vendit. Një ndeshje mjaft e luftuar më pesë kartonë të verdhë të akorduar nga arbitri për futbollistët e Egnatias dhe për ata të Laçit. Goli erdhi vetëm në minutën e 90. Autor është Bakajoko.

Tv Klan