Në këtë edicion të “X Factor Albania” kanë dominuar këngët shqiptare. Shumë artistë kanë zgjedhur që të ngjiten në skenë duke performuar këngë shqiptare. Kësaj here ndodh ndryshe.

Artisti nga Kalabria, Salavatore, mahniti jurinë me këngën “Karma” të Anxhela Peristerit. Duke u bazuar në vokalin dhe mënyrën sesi u soll kënga, pavarësisht theksit italian, anëtarët e jurisë nuk kursyen komplimentet për artistin nga Italia.

Adi Krasta: Komplimente për guximin dhe faktin që e more me shumë seriozitet. Më ka pëlqyer një moment kur notën lart e ke kapur si një vokalicë shkolle, shumë mirë me atë dallimin “clean cut”, pa numra, pa gjëra të fshehura në raport me atë që këngëtarët bëjnë ndonjëherë. Kjo është këngë melodioze. Mendoj se ia dole për të sjellë ato kalimet interesante. Bravo të qoftë për seriozitetin, kokën ulur dhe disiplinë të madhe pune. Bashkë me Fortunaton i ke dhënë shumë këtij seriali televiziv.

Arilena Ara: Më vjen mirë që e dëgjove këshillën tonë. Ule tonalitetin, bëri shumë mirë sepse kishe një siguri të lartë. I arrite notat ashtu siç duhet, ia mbajte peshën këngës dhe gjithë bukurinë që ka. Ishte performancë shumë e mirë.

Young Zerka: Super shkëlqyer. Bravo për guximin. Italianët kur këndojnë këngë shqip ose anglisht kanë një problem me theksin, por ti e këndove në mënyrë të përkryer. Super.

Soni Malaj: Unë mendoj se ka kënduar më bukur shqip se sa anglisht. Isha shumë skeptike kur e pashë në fillim si material sepse Anxhela Peristeri ka shkëlqyer me këtë këngë në Eurovizion dhe të marrësh një këngë të një interpretueseje femër vërtetë kërkon këllqe, sidomos për këtë këngë që ka fraza shumë të gjata./tvklan.al