Lajme Arkiva 2003

Dosja e grupit “Hakmarrja për drejtësi”, e cila iu nënshtuar procesit më të gjatë gjyqësor u pushua pasi nuk u vërtetua autorësia për 24 veprat penale. Kjo dosje e cila nisi bujshëm në Gjykatën e Tiranës rreth 6 vite më parë u mbyll me një vendim të arsyetuar me dhjetëra faqe. Sipas gjykatës pasi asnjëri nga dëshmitarët nuk vërtetoi se autor të krimeve ishin 9 të pandehurit. Ata u gjykuan të gjithë në mungesë ndërkohë që njëri prej tyre Enkelejd Ago u gjet i vdekur nga një atentat.

Ndër akuzat që ngriti prokuroria ndaj këtyre personave, qenë vrasja e drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi, vendosja e bombës te ish supermarketi “Vefa”, rrëmbimin e  një nxënësi prindërve të të cilit ju kërkua në shkëmbim të lirisë së tij 200.000 Dollarë, vjedhja me armë e Bankës Kombëtare Tregtare në Vlorë, e cila u vodh për të dytën herë edhe vitin e kaluar, si edhe vjedhja e dhjetërave milion lekë në banka dhe arka kursimi. Këto akuza u hodhën fillimisht ndaj më shumë se 80 personave që u ndaluan pas vitit ’96, por numri përfundimtar i të akuzuarve arriti në 9.

Ata u arratisën të gjithë gjatë trazirave të vitit ’97 dhe dosja rifilloi të shqyrtohej në Gjykatën e Tiranës pas këtyre ngjarjeve. Pa ditë më parë prokurorët e çështjes kërkuan tërheqjen e dosjes dhe rihetimin e saj duke pranuar se gjatë procesit nuk u vërtetua autorësia, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan pafajësi për klientët e tyre.

Gjykata e Rrethit të Tiranës shpalli se dosja nuk mund të tërhiqej për rijetim në këtë fazë përfundimtare të procesit veprat penale janë aprovuar por jo që autorë të krimeve të jenë 9 të pandehurit u shprehën gjyqtarët.

Dosja “Hakmarrja për drejtësi” është njëra prej atyre që është kaluar në duart e shumë prokurorëve, të cilët pas një periudhe jepnin dorëheqjen dhe largoheshin jashtë Shqipërisë./tvklan.al