Një fëmijë është mbytur në lumin Shkumbin, ku po lahej së bashku me vëllain dhe kushëririn e tij.
Sipas policisë së Elbasanit, 14-vjeçari me iniciale K.A nga fshati Hotolisht u tentua që të shpëtohej nga kushëriri dhe vëllai.
Fatkeqësisht, ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
/tvklan.al