Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Kurtaj të Peqinit.
Një fëmijë 9 vjeç është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin.
Nga dyshimet paraprake dyshohet se i mituri P.Ç., është mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota se si humbi jetën 9-vjeçari.
Ditën e djeshme një 68-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në një tjetër lumë të Shqipërisë. Trupi i pajetë i tij u gjet pranë zonës së Mulletit në Tiranë./tvklan.al