6 të dënuar janë shpallur në kërkim pasi arritën të arratiseshin nga një burg në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë fundjavës, duke përdorur një litar të improvizuar. Sipas asaj që shkruan BBC, janë me dhjetëra investiguesit të janë shpërndarë në rajon në kërkim të tyre.
Zyrtarët kanë paralajmëruar publikun që të tregojnë kujdes pasi të arratisurit konsiderohen të “armatosur dhe të rrezikshëm”. Një prej tyre ishte në qeli për akuzën e vrasjes.
Arratisja nga burgu ndodhi orët e vona të së shtunës. Të dënuarit kanë mundur të shkojnë në tarracën e burgut Merced County Downtown, në Kaliforninë qendrore dhe kanë përdorur çarçafë të lidhur me njëri-tjetrin për t’u arratisur. Por gardianët nuk e kuptuan mungesën e tyre në qeli deri të nesërmen në mëngjes.
Në mesin e të burgosurve janë Fabian Cruz Roman, 22 vjeç, i akuzuar për vrasje, Andres Nunez Rodriguez, 21 vjeç dhe Gabriel Francis Coronado, 19 vjeç, të dy të akuzuar për tentativë vrasjeje.
Zyra e sherifit ka ngritur një taskforcë me qëllim kapjen e tyre./tvklan.al