Zogu i Tiranës i është bashkuar festës së Hallouinit. Gjatë lidhjes me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, korrespondenti u shfaq me dhjetëra gërsheta të verdhë të lidhur bisht. I veshur me një këmishë saten, Zogu shpjegon se cili është personazhi që ai ka zgjedhur të jetë në këtë festë.

Aldo: Qyqa! Qenke bërë si Timo Shanko!

Zogu i Tiranës: Jo, në fakt jam bërë si Barbie, versioni mashkull, Ken, burri i Barbie për festën e Hallouin. Gëzuar e për shumë vjet të gjithëve Hallouinin!

Aldo: Ça është Hallouini, ne s’e kemi festë?

Zogu i Tiranës: Në fakt është një festë që gjithnjë e më shumë po festohet edhe në Shqipëri.

Aldo: E si e ka emrin ky burri i Barbie?

Zogu i Tiranës: Unë jam Ken. Hi Barbie! Hi Ken! Jam bashkëshorti i Barbie sepse Barbie ka burrin e vet ju e dini dhe jam Ken. Është një ‘look’ në fakt, janë flokë me gërsheta, flokë afrikanë të cilat kanë një përdorim të gjerë edhe në Shqipëri.

Aldo: Sot qenke bërë si ekperiment.

Zogu i Tiranës: Jo, jo jam vëttet shumë bukur. Janë flokë ‘extension’ të zgjatura me gërsheta. Janë 100 fije gërsheta.

Për ta shpjeguar më mirë pamjen e tij, Zogu i kërkon një kalimtareje që të zgjidhë bishtin që të mund të tregojë gërshetat për të cilat shton se i janë dashur rreth 5 orë për t’u realizuar./tvklan.al