Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi shantazhonte një qytetar përmes fotove dhe videove duke i kërkuar para.
Në pranga ka rënë M.Dunga, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.
Sipas Policisë së Tiranës, 40-vjeçari kanoste qytetarin me iniciale G.B. duke i kërkuar para për të mos publikuar në rrjetet sociale disa foto dhe video.
Nëpërmjet shantazhit, ai arriti t’i merrte 570 mijë lekë të vjetra. M.Dunga i kërkoi para disa herë, deri sa qytetari vendosi ta denonconte në polici. Pas ndërhyrjes së uniformave blu, 40-vjeçari u arrestua. /tvklan.al