Një familje në Durrës po përjeton një ngjarje të fortë. Siç raporton Dhurata për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, babai ka zbuluar tradhtinë e të birit. Ai ia ka rrëfyer vetë këtë fakt nuses së tij dhe i ka kërkuar që ta lërë këtë martesë.
Dhurata: Është zbuluar tradhtia e djalit. Këta rrinë të gjithë bashkë, nusja, djali, vjehrri, vjehrra, janë familje e madhe, kanë edhe hallën në fakt por është zbuluar tradhtia që i bën djali nuses dhe kjo nga vetë vjehrri i saj. Pra ia ka çuar në vesh të gjitha dhe i ka thënë “të keqen baba, më mirë ik se sa të rrish këtu me djalin tim, unë atë kam por ti do vuash në një të ardhme”.
Aldo: Iku edhe kjo. Tjetër?
Dhurata: Në fakt nuk është se ka ikur vajza, por e ka diskutuar me bashkëshortin e saj dhe të shohim./tvklan.al