Çdo fund viti, nxënësit e dalluar nderohen me një çmim të veçantë që njeh arritjet e tyre akademike. Një gabim bëri që Arjelda të mos e merrte dot këtë vlerësim të rëndësishëm për të. Megjithatë, surprizat më të mëdha ndodhin vetëm në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Dikush ka organizuar gjithçka që certifikata e vlerësimit të mbërrijë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Arjelda: Është një dhuratë që e bëjnë gjithmonë, çdo fund viti për nxënësit e dalluar dhe këtë vitin e fundit ishte kjo që më mungoi.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Arjelda: Nuk e di, ndodhi një gabim dhe unë shkova atje në eventin që u bë dhe pastaj nuk mora dhuratën.

Ardit Gjebrea: U mërzite?

Arjelda: Shumë. Tani po qesh, por atë ditë u bëra vërtet shumë keq.

Ardit Gjebrea: Pse?

Arjelda: Ishte një zhgënjim shumë i madh për mua se është diçka që punoj tërë vitin, jo vetëm për këtë, por thjesht si motivim dhe të shkoja atje dhe të mos merrja dhuratën që kisha pritur për kaq kohë… vërtet lëndoi shumë.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë bëre më pas?

Arjelda: Më pas, normalisht qava me orë të tëra  dhe ishte babi pastaj ai që filloi të kërkonte më tepër, çfarë kishte ndodhur dhe…

Ardit Gjebrea: Po pse nuk e kërkove ti vetë, ti je e rritur.

Arjelda: Epo babi im është pak… si ta them, pak natyrë protektive dhe kërkon gjithmonë që të jetë aty për mua.

Ardit Gjebrea: Po kur mos ta kesh babin nesër?

Arjelda: Jo do ta kem. Nuk dua ta mendoj.

Ardit Gjebrea: Mendoje, do kesh princin.

Arjelda: Jo, jo babi do jetë gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Epo ty të lumtë goja! Ti nuk e ke idenë sa krenar duhet të ndihet babi yt nëse është duke i dëgjuar këto fjalë tani./tvklan.al