Kjo e hënë ka nisur siç duhet për emisionin “Rudina” në Tv Klan, pasi është rikthyer astrologia më e famshme në Shqipëri, Meri Shehu. Sigurisht që astrologia u mirëprit ashtu siç duhet: me duartrokitje të shumta nga zonjat e publikut.

Përpara se të niste parashikimin e shenjave të zodiakut, Meri Shehu u shpreh se ishte me humor të mirë, e se ajo është dhe do të mbetet një Barbie për të gjithë ne.


Rudina Magjistari: Ti vetë kishe parashikuar diçka për këtë që ka ndodhur në jetën tënde?

Meri Shehu: Jo, nuk e kisha parashikuar, thjesht ndryshimet vijnë dhe të gjejnë, janë karmike dhe ndonjëherë ne astrologët jemi si këpucarët që fatin dhe këpucët e të tjerëve i bëjmë, por për veten tonë i lëmë pak mënjanë gjërat. Por jo se gjërat kanë shkuar keq, kanë shkuar shumë mirë, unë jam shumë e kënaqur…

Rudina Magjistari: Ti dukesh si Barbie sot, je në humor të mirë.

Meri Shehu: Ky ishte edhe qëllimi im, të tregoja që unë jam dhe ngelem një Barbie për të gjithë ju.

Rudina Magjistari: Fansat e tu janë shtuar, kjo është pak por e sigurt.

Meri Shehu: Janë shtuar, unë mbajta parasysh edhe këshillën tënde se ti më ke thënë që je ekspresive në shoqëri dhe unë u bëra më e qetë, doni ju që jam qetësuar kaq shumë sa as vetë nuk do ta mendoja që…

Rudina Magjistari: E kontrollove veten mirë.

Meri Shehu: Shumë, dhe tani kam filluar ta kontrolloj akoma më mirë.

Rudina Magjistari: Se po të mos e kontrolloje imagjino se ç’mund të ndodhte.

Meri Shehu: Se çfarë mund të bëja atje, ti e di shumë mirë se si mund të shpërtheja unë në moment por mesa duket pjekuria bëri punën e vet dhe unë kalova në anën tjetër të karakterit. /tvklan.al