Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Sulltan Novruzit me pamje nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë.

“Mirëmëngjes dhe nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë, ju uroj gëzuar festën e Sulltan Novruzit”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.


Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj do të festojë sot me besimtarët bektashnj përmetarë.

Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë rreth mesditës së sotme./tvklan.al