Rrëzimi i avionit turistik i drejtuar nga piloti 69-vjeçar italian, Guido Andrea Guidi, u pasqyrua edhe në mediat kryesore në Itali.

Gazetat prestigjioze në vendin fqinj, raportojnë dinamikën e ngjarjes, dëshminë e dyshimtë të pilotit italian dhe hedhin dritë mbi të arrestimin e tij në vitin 2006, pasi tentoi të korruptonte prokurorët italianë, të cilët po hetonin rrëzimin e një avioni të kompanisë ku Guidi ishte bashkë-pronar.

“Corriere della Sera” shkruan se italiani dyshohet për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh. Dëshmia e tij se u nis nga Bari për në veri të Italisë, por rrugës vendosi të bëjë një xhiro mbi bregun shqiptar, është paqartësia më e madhe, vijon e përditshmja italiane.

Edhe “La Republica” sjell në vëmendje arrestimin e Guido Andrea Guidit në vitin 2006. Ai u denua pasi pasi të manipulonte raportin e ngjarjes, duke i ofruar 125 mijë euro një eksperti te kontaktuar nga prokuroria.

Të tjera media në Itali shkruajnë se detaje të shumta dëshmojnë se ngjarja mbetet mister, si për shembull vendi ku u gjet avioni, një terren i shtypur dhe i shkretë, i cilësuar si i përsosur për ulje të avionëve./ TV KLAN