“Bombshelli” Haris Namani merr vëmendjen e britanikëve
Mbrëmjen e të shtunës në “Love Island Albania” është prezantuar nga drejtuesja Luana Vjollca, “bombshelli” me i ri Haris Namani.
Haris është shumë i njohur në Angli, pasi ai ka marrë pjesë në ‘Love Island UK 9’, dhe miqtë e tij, pjesëmarrës në këtë ‘reality shoë’ nuk kanë nguruar që t’i urojnë atij suksese në rrugëtimin dhe aventurën e re që ka marrë në Love Island Albania.
Një nga personat që e ka uruar është edhe Diska një nga fituesit e spektaklit.
Por nuk ka mbetur kaq, pasi për pjesëmarrjen e Haris në “Love Island Albania” kanë shkruajtur edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Sun, DailyStar, Ok Magazine, të cilat kanë publikuar edhe videot e prezantimit të Haris në shqip.
Ai numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe kujtojmë se Haris është shqiptar i parë nga Kosova që bëhet pjesë e vilës së dashurisë. Ai është 22-vjeç, boksier dhe ka ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë e jetës.
“Nëse fitoj, ndoshta paratë, ndoshta dashurinë duke parë e duke bërë”, tha ai.
Tv Klan