Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte në qytetin e Librazhdit, ku zhvilloi disa takime me simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Mediu tha, se gjatë katër viteve të qeverisjes së maxhorancës u shemb murin i varfërisë dhe ai që ndante Shqiptarët nga NATO.

Fatmir Mediu: “Ne e shembëm atë mur në vitin 2005, me banorë të Librazhdit dhe mbarë Shqipërisë. Ne ndërtuam shpresën dhe besimin tek e ardhmja, ne luftuam së bashku me ju për të realizuar në radhë të parë dinjitetin dhe integritetin tonë si librazhdas, si shqiptarë, dinjitetin tonë kombëtar. Prandaj zgjedhjet e 29 qershorit, janë shansi dhe mundësia juaj që Shqipëria të vazhdojë ndryshimin, që Shqipëria të bëhet vend i denjë i Bashkimit Evropian.”

Kryerepublikani Mediu u ndal dhe tek çështja e pronave duke ritheksuar dhe një herë qëndrimin e Partisë Republikanë në krah të pronarëve si dhe duke e konsideruar çështjen e pronave si një nga piketat e zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit në BE./tvklan.alGazetar: Julian Kasapi