Shijaku ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partie Republikane Fatmir Mediu. Kreu i republikanëve u ka përcjellë shijakasve disa nga arritjet kryesore të kësaj maxhorance, si anëtarësimi në NATO, apo aplikimi si vend konditat në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së vet Mediu e ka vene theksin edhe tek vlerat morale, siç është familja.
Fatmir Mediu: “Partia Republikane që në vitin 1991 ka qenë partia e parë që ka ngritur çështjen e pronës private. E ngritëm këtë jo thjesht si bindje politike, por e ngritëm çështjen e pronës private si çështje e së drejtës. Jemi të kënaqur që parti të ndryshme politike, duan të afrojnë bindjen e Partisë Republikane për çështjen e pronës private se kjo do të thotë që ka pasur efekt mbi politikën shqiptare politika e Partisë Republikane. Por, padyshim zbrazëtinë e tyre programore dhe ideore nuk mund ta kthejnë në një sulm karshi të vetmes parti në jetën politike shqiptare që nuk i është ndarë asnjëherë kësaj çështjeje. Partia Republikane është e bindur se çështja e pronës private është guri themeltar i ndërtimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri në respektimin e të drejtave të njeriut të përcaktuara në konventën evropiane.”
Mediu ka kërkuar votat e elektoratit në Shijak duke thënë se këto vota janë shumë të vlefshme dhe do të kontribuojnë në anëtarësimin e afërt të vendit në familjen evropiane./tvklan.al