Turi elektoral i kreut Republikan Fatmir Mediu u ndal në zonën administrative zgjedhore numër 48 në kryeqytet. Duke ritheksuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare kryerepublikani e cilësoi 28 qershorin si ditën kur shqiptarët do të votojnë për të ardhmen e tyre evropiane.
Fatmir Mediu: “Votoni numrin 16, keni votuar Partinë Republikane. Dhe një javë dhe data 28 do Të jetë hapja e madhe e të gjithë Shqipërisë, për ta bërë Shqipërinë evropiane ashtu siç na takon sepse Zoti na ka vendosur këtu në këtë vend të mrekullueshëm. Sepse historia është histori evropiane, sepse e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë ndryshe përveçse e ardhme evropiane. E pra ne në datën 28 do t’i japim më shumë kuptim, më shumë shpresë, më shumë jetë çdo qytetari shqiptar.”
Më tej Mediu u ndal në një takim elektoral në Durrës dhe Poliçan. Në prani dhe të kandidatëve për deputet numri një i republikanëve i bëri apel qytetarëve të votojnë numrin 16 për një mandat të dytë qeverisës për të djathtën. Partia Republikane është partia e njerëzve të mirë. E djathta ka vend për të gjithë, i jep shansin politik çdo shqiptari pa dallim, përfundoi fjalën e tij Mediu./tvklan.al