Kryetari i “Partisë Republikane”, Fatmir Mediu gjatë turit të tij elektoral është ndalur në qarkun e Dibrës. Në këtë takim, Mediu ka nënvizuar edhe një herë pikat kryesore të qeverisjes së koalicionit të djathtë, ku prioritet ishte vendosja e shtetit ligjor.
Fatmir Mediu: “Me besimin që na dhatë, me bashkëpunimin që patëm me ju në radhë të parë për të ndërtuar shtetin ligjor, shtetin e ligjit ku të gjithë janë të barabartë përballë tij. Punuam çdo ditë, punuam çdo muaj dhe çdo vit për të ndërtuar standardet për shqiptarët, standarde të cilat bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO sot dhe në Bashkimin Evropian nesër, sepse ëndrra evropiane është ëndrra jonë e përbashkët. Ne kemi vetëm një rrugë, Bashkimin Evropian.”
Mediu tha se gjatë mandatit të dytë kjo qeveri do të punojnë për të arritur standarde të larta. Do të vijojmë më tej luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sërish vëmendje do tu kushtohet Investimeve në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë tepër të rëndësishëm si arsimi dhe shëndetësia.
Sipas kryerepublikanit Mediu një tjetër sfidë e rëndësishme mbetet anëtarësimi në BE. Ai premtoi se brenda vitit të para të mandatit të dytë qeverisës, shqiptarët do të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian./tvklan.al