Dadaj: Po punojmë që të zgjidhim situatën
Te Luftëtari po punojnë për të zgjidhur çështjen e bllokimit të merkatos nga FIFA. Drejtuesit e klubit gjirokastrit duhet të paguajnë brazilianin Marco Aurelio që të kenë të drejtë të regjistrojnë lojtarë të rinj. Drejtori sportiv Artur Dadaj, sqaron situatën.
“Ne po negociojmë me përfaqësuesit e lojtarit brazilian dhe shpresojmë që të arrijmë akordin”, thotë ai.
Luftëtari ka afruar futbollistë të rinj, por nuk mund t’i federojë ata deri në shlyerjen e detyrimeve. Pezullim të merkatos ka edhe Flamurtari për të njëjtën arsye, pagesa të prapambetura të lojtarëve. Afati mbetet fundi i muajit Janar.
Tv Klan