Merkato e futbollit në janar ka qenë e varfër në kampionatet elitë të Evropës. Në Premiere League ka shënuar vlerat më të ulëta në 7 vitet e fundit.

Sipas studimit të Deloitte’s Sports Business Group në kampionatin që zotëron kapitalin më të shtrenjtë të lojtarëve lëvizjet në dimër kanë qenë vetëm 32 milionë sterlina.

Kjo tkurrje sipas analistëve vjen si pasojë e kreditimit të pakët nga ana e bankave por edhe lëvizja e futbollistëve në formë huaje.

Një shembull i qartë është largimi i Robinho nga Manchester City te Santos për 6 muaj.

Ai u ble nga Real Madrid për rreth 32 milionë sterlina në Shtatorin e 2008, aq sa është e gjithë vlera e shpenzuar këtë Janar nga grupi i ekipeve më të mirë në Angli.

Një shumë e afërt me Premiere League ka dhe Serie A, ndërsa në ligat e para në Francë, Gjermani dhe Spanjë kanë bërë shpenzime akoma më të ulëta.

Rregullat e reja që po vendos presidenti i UEFA-s, Michel Platini për bilance pozitive ndoshta kanë pjesën e tyre të ndikimit në këtë merkato. /tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku