Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se një javë para se të hapet merkatoja e Janarit, Barcelona përballet me disa sfida kyçe. Detyra më e madhe e klubit do të jetë federimi i Dani Olmo dhe Pau Torres, për të cilat ata duhet të gjejnë burime të reja të ardhurash.
Por duket se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka marrë vendimin e rëndësishëm për të mos lejuar asnjë shitje lojtarësh në Janar. Klubi beson se shitja e ndonjë ylli në merkaton e dimrit mund të paraqesë një tjetër sfidë të zëvendësimit të tyre, gjë që do të jetë e pamundur sipas skenarit aktual ekonomik.
Prandaj, Barcelona nuk do të shesë asnjë lojtar të ri në Janar, duke përfshirë edhe ata që nuk janë pjesë e planeve të Hansi Flick për ekipin e parë. Ky vendim mund të ndikojë ndjeshëm në dy lojtarë, në veçanti: Eric Garcia dhe Ansu Fati.
Të dy lojtarët kanë qenë të lidhur ngushtë me një largim nga Katalonia në javët e fundit. Për të arritur qëllimin e arkëtimit të fondeve, klubi do të kërkojë të përdorë shitjen e vendeve VIP në stadiumin Spotify Camp Nou që pritet të sjellë minimalisht 200 milion €.
Tv Klan