Janari pritet të sjell ndryshime të shumta në organikën e skuadrave të Superligës shqiptare. Pas një faze tepër të mirë në aspektin e rezultateve, te Partizani po mendojnë seriozisht për të ardhmen.
Kristian Mba është në mesin e emrave më të lakuar për tu larguar. Nigeriani ka marrë disa oferta, por për momentin shifrat nuk kanë bindur. Një situatë delikate konsiderohet edhe për Tedi Carën.
Pas mbi 5 viteve tek të kuqtë, lojtari i sulmit është në skadencë kontrate dhe për momentin nuk ka rënë dakord për të rinovuar. E njëjtë është situata edhe për Bintsuka, i cili nuk ka pranuar propozimet e rinovimit, me kontratën që zgjat deri në verën e vitit 2025.
Me largimin e mundshëm të Mba, por edhe e ardhmja e paqartë e Carës dhe Bitsuka sulmi do të pësonte një revolucion mjaft të madh. Në Janar pritet të largohen edhe Rrapaj e Hadroj, por edhe në verë klubi i kuq duhet të hyjë fuqishëm në merkato për të mbajtur skuadrën po aq të fortë dhe për të qëndruar ende në garë për titullin kampion.
Në vitet e fundit për Partizanin ka qenë objektiv i madh edhe arritja në grupet e Ligës së Konferencës, por me kaq shumë lëvizje po bëhet çdo ditë e më e vështirë.
Klan News