Lajme Arkiva 2003
Janë në një ndërtesë, shpesh kanë të njëjtat ndërtesa, por kur nuk i shikon bashkë. Prej 12 vitesh Sindikata e Pavarur dhe Konfederata Sindikale kanë protestuar të ndarë për realizimin kërkesave jetike të popullsisë. Nga 16 sindikata të formuara 2 janë më aktive, historia e të cilave nis që nga viti ’91.
Sindikata e Pavarur lindi të mbronte forcat e punonjësve dhe ishte një nga forcat kryesore që përmbytën sistemin ndërsa Konfederata u trashëgua nga bashkimet profesionale dhe sot shikohet si alternativ konkurruese.
Njëherë del njëra e kërkon në sheshe ujë, drita, punë e pasohet ditë më vonë nga të njëjtat kërkesa nga pala tjetër, por për më shumë dialog me qeverinë. Të dyja zgjidhjen e kërkojnë veç e veç e aderuesit në to veçmas iu besojnë. Sipas kryetarit të konfederatës ndarja ka ardhur :
Kastriot Muço: Është problemi i udhëheqjes së sindikatave se sa i anëtarëve të dy sindikatave tona. Anëtarët tanë përgjithësisht janë të gatshëm, përgjithësisht, sepse ka edhe raste që mund të jenë kundër këtij bashkëpunimi, për arsye më shumë politike, ndërsa anëtarët janë të gatshëm janë që të ketë bashkëpunim. Natyrisht në opinionin publik shqiptar bëhet një ndarje bardh e zi. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është me Partinë Demokratike ndërsa Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është me Partinë Socialiste. Përvoja dhe praktika edhe në vendet e zhvilluara evropiane edhe me veprimtarinë e lëvizjes sindikaliste është dialog.
Përveç pronave të përbashkëta ende të pandara sipas tij thuhet se është politika, gjë që nuk pranohet nga kryesindikalisti Kalaja.
Gëzim Kalaja: Unë deklaroj se Bashkimi i sindikatave të Pavarura të Shqipërisë që nga themelimi i saj, absolutisht nuk ka qenë e varur nga politika dhe po të shikosh të gjithë historinë e zhvillimeve të saj pra dhe kur në fuqi ka qenë Partia Demokratike ka qenë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë që ka zhvilluar greva dhe protestat e saj, ka qenë sindikata e Minatorëve të Shqipërisë që ka zhvilluar greva dhe protestat e saj pavarësisht nga bindja politike që mund të kenë anëtarët e Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë. Deklarimi i zotit Muço që e anojmë nga politika, është përgjegjësia e tij që ka dhënë këtë deklaratë. Ne nuk mund të akuzojmë zotin Muço nëse anon nga ana e majtë apo jo megjithëse strukturat e Konfederatës janë në drejtim të posteve kyçe në mazhorancën e majtë.
Bashkimi bën fuqinë dhe dominuese për të dyja palët duhet të jenë problemet sociale dhe zgjidhja në çdo formë e tyre./tvklan.al