Diferencat mes meshkujve dhe femrave në përmasat trupore vijojnë të pësojnë ndryshime. Vihet re që  gjatë shekullit te fundit janë theksuar ndjeshëm. Meshkujt kanë rritje shumë të të madhe në gjatësi me një ritëm dyfish më të lartë në krahasim me femrat.

Evidentimi është realizuar nga një studim ndërkombëtar mjaft i gjerë, bazuar në të dhënat e mbledhura të 136 mijë personave nga 62 vende, të plotësuara më pas dhe me të dhëna historike të popullsisë britanike të 1900.

Sipas tyre trupi i mashkullit është shume më i ndjeshëm ndaj përmirësimit të kushteve të jetesës, pasi ka nevojë për më shumë kujdes dhe energji. 

Ndryshimet janë vërejtur kryesisht në vendet më të zhvilluara dhe diferenca është 4 centimetra në gjatësi për meshkujt kundrejt 1.6 centimetra të femrave. Një faktor që mund te ketë ndikuar është edhe ai selektimit seksual, ku femrat heteroseksuale kanë tendencën të zgjedhin meshkujt më të gjatë për çiftim.

Klan News