Ilir Meta, ripërsëriti kërkesën për shkarkimin e Arben Sefgjinit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të tatimeve. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzoji këtë të fundit se po ushtron shantazh mbi dëshmitarët, prokurorët dhe gjykatësit e ngarkuar të hetojnë mbi implikimin ose jo të tij, në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Ilir Meta: “Në rast se do të ketë probleme me familjet e prokurorëve, të gjyqtarëve që me kurajo kanë nisur këtë proces ndaj dëshmitarëve në këtë çështje shumë të rëndësishme për të pastruar shtetit shqiptarë nga ai inkriminimi i pushtetarëve të pa përgjegjshëm të asaj kohe. Sali Berisha do të mbajë përgjegjësitë e tij, jo vetëm politike”.

Meta e komentoji dhe takimin e disa ditëve më parë mes aleancistit Neritan Ceka dhe kryeministrit Berisha dhe duket se qëllimin e vërtetë të takimit, presidenti i Aleancës Demokratike ia ka rrëfyer aleatit të tij të LSI.

Ilir Meta: “Dhe mund t’ju them që dje jam takuar me zotin Ceka dhe më ka thënë që ka qenë te zoti Berisha për t’i kërkuar firmën për referendum. A do të japë Berisha firmë për referendum, unë nuk jam shumë optimist, po kjo nuk më intereson shumë, sepse nuk jam optimist se Berisha ka frikë nga referendumet”.

Meta tha se në fillim të javës që vjen do të fillojmë procedurat ligjore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me mbajtjen e referendumit mbi ndryshimet kushtetuese./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi