Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Pas pak orësh nis sfida e madhe ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në futboll. Megjithëse ndeshja fillon në orën 19, sportdashësit kanë nisur të zënë vend në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”. 20 mijë tifozë, pritet të inkurajojnë sot kuq e zinjtë e Zhegës, në derbin për eliminatoret e botërorit 2002.

Ky takim për veçoritë e marrëdhënieve mes dy vendeve, i kalon përmasat e një ndeshje të thjesht futbolli. Kapiteni Rudi Vata është shprehur se ekipi ynë synon fitoren për t’i bërë të ndihen krenar 500 mijë emigrantët tanë në Greqi dhe mijëra familjet e tyre në Shqipëri. “Fitorja jonë do të jetë një fitore për kombin”, deklarojnë futbollistët.

Takimet e fundit në Athinë dhe Tiranë, mes dy ekipeve tona, janë shndërruar në manifestime të vërteta nacionalizmi. Në rast fitoreje, për herë të parë në historinë e sportit shqiptarë çdo futbollisti i është premtuar një premio prej 10 mijë dollarësh. Formacioni ynë ka sot edhe inkurajimin e krerëve të shtetit, qeverisë dhe politikës shqiptare./tvklan.al