Gjatë mbrëmjes së sotme, kur kanë kaluar disa orë që nga arrestimi i Ilir Metës, është bërë publik momenti kur i biri i ish-Presidentit ka shkuar në zonën e izolimit ku mbahet i ati.

I shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj, i biri i ish-Presidentit Meta ka pasur në duar shishe me ujë për të ia dorëzuar të atit në qeli.

Videoja është bërë publike dhe në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku i ftuar është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Sipas këtij të fundit, djali i Metës nuk ka mundur ta takojë të atin në izolim pasi nuk është e lejuar.

Sjellim në vëmendje se ish-Presidenti Meta është ndaluar ditën e sotme në një prej rrethrrotullimeve të Tiranës teksa po kthehej nga Kosova.

Meta u arrestua me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave./tvklan.al