“Shkëmbimi i territoreve, jo zgjidhje për Kosovën e Serbinë”
Kur shifrat e të infektuarve po rriten dita-ditës, Presidenti i Republikës i kërkon qeverisë një strategji të qartë dhe trasparencë për menaxhimin e situatës pandemike.
“kërkojnë urgjentisht një reflektim nga të gjithë, nga institucionet, qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, me protokollet e mirëpërcaktuara dhe për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie. Është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë”.
E për të treguar se përballimi i kësaj situate është prioriteti, Presidenti ka lajmëruar se ka firmosur autorizimin për ministrin e Jashtëm për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë me BERZH-in për emergjencën finnaciare të krijuar nga Covid-19.
Kreu i shtetit në një dalje përpara mediave u shpreh i rezervuar që të komentonte deklaratat e ish-këshilltarit të Trump-it se ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur si nga Kosova ashtu dhe Serbia si dhe mbi mundësinë që pjesë e këtij plani të ketë qenë dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair. Por në opinionin tij, e ardhmja e këtyre dy vendeve duhet të jetë vetëm BE dhe ideja e shkëmbimit të territorit nuk do i shërbente këtij qellimi.
“Është një objektiv i shpallur nga të dyja vendet dhe në BE pa asnjë diskutim çdo ide për ndryshim kufijsh nuk u shërben idesë së themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme të punohet për aplikimin e standardeve të BE, pasi nuk mund të ketë zgjidhje paqësore dhe europiane duke bërë llogari jo vetëm kufijsh por edhe qytetarësh në radhë të parë. Zgjidhja është që të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, dhe shqiptarë në Serbi të gëzojnë të drejtat si cdo minoritet, kjo është e vetmja zgjidhje paqësore dhe konstruktive dhe europiane. Nuk besoj se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra Ballkanike, që kanë treguar se e shkatërrojnë të ardhmen”.
E duke folur për politikën në Tirane Meta kërkoi nga palët përgjegjshmëri për të plotësuar kushtet për anëtarësimin, një prej të cilave dhe Reforma Zgjedhore.
“Pa dyshim miratimi i reformës zgjedhore është kushti i parë formal, për të vazhduar më pas me kushte të tjera që nuk janë formale, por që janë edhe mjaft përmbajtjesore dhe kanë të bëjnë edhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë”.
I pyetur për ngjarjen e rëndë të vetëflijimit të nënës dhe vajzës së saj në Kombinat presidenti kërkon hetim të plotë për përgjegjësit e instrumentalizimit të qytetareve të pafajshme.
Tv Klan