Ish-Presidenti Ilir Meta iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën për liri, duke bërë rekurs kundër vendimit që e mbylli në qeli pa afat gjatë hetimeve të SPAK.
Pas dorëzimit fizik të rekursit, avokati i Metës, Genc Gjokutaj, tha se hetimet ndaj tij për CEZ-DIA, lobimet dhe deklarimin e pasurisë nuk ka prova.
Gjokutaj shtoi se në mesin e argumenteve për liri ishte edhe roli politik i Metës si drejtues i një partia që do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ish-Presidenti, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua në Tetor 2024 për dyshimet se është përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.
Tv Klan