Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka qenë në komunën e Kasharit ku ka pare nga afër një vreshtari dhe ka biseduar me banorët për problemet dhe shqetësimet që ata kanë. Në fjalën e tij Meta është ndalur në çështjen e bujqësisë dhe ndihmën që duhet ti jepet fermerëve pasi ajo është një sfidë për të gjithë. Sipas Metës në buxhetin e vitit të ardhshëm që do të miratohet në vitin 2010 do të planifikohet dyfishimi i investimeve për bujqësinë.

Ilir Meta: “Ne mendojmë që shteti dhe qeveria jo me fjalë, por duke financuar do të ndërhyjë në 3 elementë shumë të rëndësishëm që nga elementi i parë, subvencionimit të farërave, pesticideve, të plehrave, të punimit të tokës, përmes karburantit, por dhe mekanikës dhe deri tek subvencionimi gati 20% i prodhimit dhe më pas tek mbështetja e theksoj edhe një herë tjetër për krijimin e gjithë industrisë agropërpunuese në vend.”

Ne fund Ilir Meta ka deklaruar se LSI është zgjidhja më e mirë për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit për të gjithë./tvklan.al