“Respektimi i marrëveshjes së 5 Qershorit, domosdoshmëri”
Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje partive politike të hapin listat e zgjedhësve 100 %. Për të, respektimi i marrëveshjes së 5 Qershorit në çdo pikë të sajën është domosdoshmëri.
Kreu i shtetit i sheh arsyet e kërkesave të larta të shqiptarëve për azil në vendet e BE tek keqqeverisja.
Meta ka postuar të dhënat më të fundit të Eurostat-it që e rendisin Shqipërinë mes vendeve në konflikt për numrin e lartë të azilkërkuesve.
Ai kërkon t’i jepet fund drejtimit të gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që sipas tij po i varfëron e lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.
Tv Klan