Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin e lartë “Nënë Tereza” Elona Prrojn, drejtuese e Fondacionit “Jo Gjakmarrjes! – Po Jetës!”.
Përmes një postimi në rrjetet kreu i shtetit thotë se është detyrë e të gjithëve dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen për një shoqëri më të mirë, me më shumë paqe, pajtim dhe me më pak varfëri.
“E drejta për arsimim, por edhe për përkujdesje, socializim dhe integrim është sot një domosdoshmëri për dhjetëra fëmijë të familjeve të ngujuara për shkak të fenomenit të papranueshëm të gjakmarrjes, por edhe atyre në nevojë. Vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja. Këtë mision po e realizon më së miri, prej 10 vitesh edhe Fondacioni ‘Jo-Gjakmarrjes! – Po jetës!’, me në krye Pastoren Elona Prroj, duke u bërë një zë i fuqishëm për falje dhe pajtim në Shqipëri dhe jo vetëm”, thotë Meta./tvklan.al