Këngëtarja e njohur performoi live për 2 orë
Mbi një skenë futuriste dhe e rrethuar nga mijëra të rinj që pushtuan sheshin “Skënderbej”, Arilena Ara mbajti koncertin e saj të parë recital në Tiranë. Përreth 2 orë, këngëtarja e njohur shqiptare performoi live këngët e albumit më të ri muzikor të titulluar “POP ART”
Ovacionet elektrizuese të publikut mirëpriten edhe të ftuarit e mbrëmjes! Gjon Tears, Noizy dhe Wendy, u ngjitën në skenë përkrah artistes. Emocionet për këtë sukses të radhës, këngëtarja nuk i fshehu në prapaskenë, e as në konferencën për mediat menjëherë pas koncertit.
“Padyshim që sonte jam e plotësuar 100% sepse e plotësuar jam vetëm kur jam në skenë, dhe ndjej se jam gati për gjera të mëdha”.
Nuk e fsheh synimin për të qenë pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar, për të përsëritur suksesin e këngës “Nëntori”.
“Sot mjafton të bësh këngë të mira, me dashuri dhe do të dëgjohesh anembanë botës”, tha këngëtarja Arilena Ara.
Producenti e njëherësh miku i Arilenës, Popi Kola thotë se te tjera projekte do të pasojnë koncertin.
“Ka shumë profesionistë, por Arilena është më shumë sepse e di çfarë saktësisht çfarë do”.
Këngëtarja premton se surprizat me albumin e ri nuk mbarojnë me koncertin, megjithatë do t’i zbulojë së shpejti.
Tv Klan