Arilena Ara është ngjitur sonte në skenën e “X Factor Albania”, prej nga ku vite më parë nisi rrugëtimin e saj drejt majave të muzikës Pop.
Dikur një adoleshente me ëndrra të mëdha që triumfoi në “X Factor Albania 2” si zëri më i mirë. Sot në panelin e jurisë si një nga këngëtaret më në zë, e cila ka shkruar suksese edhe në rang ndërkombëtar.
Arilena ka një portofol hitesh me këngë që kanë thyer rekorde e kanë rrëmbyer zemrat e publikut, të tilla si “Nëntori”, “Shaj”, fituese e festivalit të 58-të Këngës në RTSH, “Thirre Policinë” etj.
Sonte ajo performoi në skenën e ‘X-Factor Albania’ disa prej këngëve të saj më të mira, duke ‘djegur’ skenën siç bën gjithnjë. Jo vetëm me zërin e veçantë, por edhe me një performancë elektrizuese siç vetëm ajo di.
I gjithë publiku në sallë u bë një me të dhe trupën e baletit, duke kënduar e kërcyer së bashku në një atmosferë fantastike./tvklan.al