Partia Demokracia Sociale ka prezantuar kandidaturat e saj në Librazhd për zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i kësaj force politike Paskal Milo ka ftuar të pranishmit të votojnë të majtën për të patur një mundësi për t’u integruar në Europë.

Paskal Milo: “Ne na duhet një qeverisje moderne, demokratike, europiane dhe në Europë ne nuk mund të shkojmë me një qeverisje të diktatit politik. Në Europë ne nuk mund të shkojmë me një qeverisje kanunore, në Europë ne nuk mund të shkojmë me një qeverisje klanore. Në Europë na pranojnë dhe do të na pranojnë vetëm kur të përmbushim standardet evropiane dhe në radhë në parë kur të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme.”

Partia Demokracia Sociale bën pjesë në “Bashkimi për Ndryshim”, koalicion i drejtuar nga Partia Socialiste./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku