Në një takim që ministri i jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha pati me Jorg Schonbohm, ministër i brendshëm i landit të Brandenburgut dhe kryetari i konferencës së ministrave të brendshëm në Gjermani, u diskutua lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve.
Ministri Basha e njohur zotin Schonbohm me hapet që janë ndërmarrë për arritjen e standardeve europiane, krijimi i regjistrit të përgjithshëm të popullsisë, pasaportat biometrike, forcimi i kontrollit të kufijve, si dhe bashkëpunimi më i ngushtë me partnerët europian.
Zv/ministri i brendshëm zoti Genti Strazimiri ka pritur gjithashtu kryetarin e konferencës së ministrave të brendshëm të federatës dhe të landeve. Zoti Schonbohm u interesua në mënyrë të veçantë për luftën kundër pastrimit të parave dhe trafikut të qenieve njerëzore.
Duke iu përgjigjur këtij interesimi zëvendësministri Strazimiri konfirmoi se vitin e kaluar është ngritur një task-forcë për luftën kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave. E cila ka ekspert nga disa institucione.
Përsa i përket trafikut të qenieve njerëzore zëvendës ministri Strazimiri përmendi marrëveshjet e ripranimit të nënshkruara me BE-në dhe me vendet përkatëse, si dhe theksoi faktin se në një kohë kur trafikimi si dukuri pothuajse është zeruar, për shkak të rritjes së besimit tek policia e shtetit, viktimat e këtij trafiku të kryer vite më parë nuk ngurojnë të denoncojnë trafikantët dhe tutorët e prostuticionit./tvklan.alGazetare: Anduena Llabani