Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Zëvendëskryeministri, njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, ka marrë pjesë në një takim të ministrave të vendeve anëtare, të këshillit të partneritetit euroatlantik në Madrid. Ministri Meta është dhe një nga tre ministrat referues në këtë takim. Në fjalën e tij, Meta vlerësoi rëndësinë e planit të veprimit të partneritetit kundër terrorizmit, plan që është miratuar gjatë samitit të Pragës.

Shqipëria, theksoi më tej ministri i jashtëm është bashkuar me përpjekjet e komuniteteit ndërkombëtar dhe merr pjesë në mënyrë modeste në dy prej zonave të angazhimit në Afganistan dhe Irak. Gjatë samitit Ministri i Jashtëm Meta, zhvilloi takim dhe me sekretarin e përgjithshëm lordin Robertson, si dhe me homolog të tij.

Gjatë vizitës në Madrid, Ministri i Jashtëm Meta nënshkroi së bashku me sekretarin spanjoll të shtetit Ramond de MIgel, marrëveshjen për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të të investimeve./tvklan.al