Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka raportuar sot në Komisionin e Shëndetësisë dhe ka treguar se po punohet për të siguruar vaksinën e COVID-19.
Në fjalën e tij Zemja edhe pse nuk ka dhënë informacione se kur do të furnizohet Kosova me vaksinën kundër COVID-19, ka treguar se mjekët do vaksinohen të parët.
“Kategoritë prioritare janë punëtorët shëndetësorë, të gjithë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike e respiratorë, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkri se, neurologjike, personat me diabet”, tregoi ai.
Më tej ministri u shpreh se vaksina do të jepet falas për qytetarët, pasi po shihen shumë mundësi për t’u furnizuar.
“Aplikimi zyrtarë nuk do të thotë që nuk po shfrytëzojmë mundësi tjera për vaksina shtesë. Synimi është të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara ndaj COVID-19. Ministria e Shëndetësisë po punon në sigurimin e vaksinës COVID-19”, shtoi ai./tvklan.al