Në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon” ministri i Financave Ridvan Bode është takuar me banorë të Komunës së Rrajcës në rrethin e Librazhdit. Gjatë fjalës së tij Bode u shpreh se të gjitha komunat e Shqipërisë janë në proces reformash të thella të cilat do të vazhdojnë edhe pas mandatit të dytë qeverisës së koalicionit të PD-së.
Ridvan Bode: “Ne po mbyllim unazën e Rrajcës, së shpejti fillon përfundimi i unazës së plotë nga qendra këtu ku jemi për në Pogradec. Ne jemi duke investuar në shkolla duke përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm, por unë ju jap fjalën që shumë shpejt për vitin që vjen asfalti do të dalë në … se fshati Rrajcë do të jetë i gjithi i mbuluar jo vetëm më ujë të bollshëm pranë çdo familje, por dhe me kanalizime dhe me sistemime për ta bërë Rrajcën një qytezë të denjë për të gjithë ju banorët e Rrajcës.”
Kreu i financave pati takime dhe me banorë të komunës së Proptishtit në rrethin e Pogradecit ku pritet të realizohet dhe rruga Qafë Pllocë-Qukës e cila do të lehtësojë lëvizjen e lirë të banorëve si dhe zhvillimin e vendit./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi