Bypassi i qytetit te Durrësit dhe pjesa e autostradës pranë bashkisë se Vorës do te modernizohen fale një investimi te fondit kuvajtian dhe qeverise shqiptare qe ne total shkon ne rreth 18 milionë euro.
Marrëveshja për këto dy projekte është firmosur nga Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi dhe përfaqësues te fondit kuvajtian.
Sokol Olldashi: “Të dy projektet financohen nga kredi të fondit kuvajtian, kredi të buta dhe janë një ndihmë shumë e madhe për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore, të rrjetit kryesor kombëtar të Shqipërisë, veçanërisht për rajonin Tiranë-Durrës, ku është përqendruar dhe trafiku kryesor”.
Fjorald Zguro: “Sipas projektit për ndërtimin e nyjës rrugore në Vorë parashikohet që kjo pjesë e autostradës të ngrihet gradualisht në një lartësi prej 10 metrash.”
Projekti përfshin gjithashtu edhe një rruge paralele me autostradën me një gjatësi prej 3 kilometrash, si edhe sinjalistikën dhe ndriçimet ne të dy rrethrrotullimet. Ndërtimi i këtij segmenti ka një vlere prej rreth 5,3 milionë eurosh dhe punimet do te zgjasin 22 muaj.
Ndërsa projekti për fazën e pare te bypassit te Durrësit ka një vlere prej 12,8 milionë eurosh.
Fjorald Zguro: “Këtu gjendem ne Shkozet, këtu fillon edhe bypassi i Durrësit, i cili vazhdon deri tek mbikalimi i plepave”.
Ne gjatësinë e tij ky segment përfshin edhe ndërtimin e katër rrethrrotullimeve si edhe nënkalimin hekurudhor te Shkozetit.
Ne fazën e pare do te ndërtohet traseja e bypassit me një gjatësi prej 5 kilometrash dhe gjerësi 35,5 metrash, e cila do te jete me katër vija kalimi, me brez te gjelbër ndarës, trotuare dhe rruge paralele ne te dy anët e saj.
Po ashtu do te rehabilitohet edhe segmenti rrugor me gjatësi 2 kilometra nga mbikalimi i Dajlanit deri tek kodrat e Rrashbullit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro