Mësuesit e shkollave publike në arsimin parauniversitar duhet ti thonë stop kurseve private me nxënësit.
Ata janë të detyruar të kryejnë kurse me nxënësit e tyre jashtë orës së mësimit sa herë që nxënësit të kenë nevojë.
Ky është urdhri i Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili gjatë analizës vjetore të drejtorisë arsimore të qarkut Tiranë, kërkoi që mësuesit ët planifikojnë jashtë orëve të mësimit 5 orë në javë aktivitet me nxënësit dhe asnjë nxënës të mos lihet pa përfshirë në kurse apo aktivitete në bazë të talentit që kanë.
Myqerem Tafaj: “Prindërit nuk kanë arsye t’i drejtohen kurseve private për të kompensuar, plotësuar mangësi që kanë fëmijët e tyre në shkollë. Këtë do ta bëjë shteti dhe nuk do të tolerojë mësuesit që paguhen për të ofruar këtë shërbim dhe cilësinë e tyre të spekulojë dhe të detyrojë nxënësit për të shkuar në kurse private për të plotësuar mangësitë ët shkaktuara me dashje ose pa dashje dhe përvetësimin e dijeve.”
Po ashtu Ministri i Arsimit kërkoi që të punohet më shumë me nxënësit, si prioritet i ministrisë në vijimësi ai paraqiti dhe nxitjen e të rinjve në arsimin e mesëm dhe atë profesional./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami