Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme, informon opinionin publik se aplikimi për letërnjoftimet elektronike për të gjithë shtetasit që nuk zotërojnë pasaportë, do të vazhdojë deri në datën 15 qershor. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë të vazhdojnë të paraqiten për të aplikuar. Ministria e Brendshme u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që të tërheqin letërnjoftimet elektronike të prodhuara. Deri ditën e djeshme janë tërhequr nga qytetarët 914 mijë letërnjoftime elektronike. Ndërkohë një numër i madh letërnjoftimesh ende nuk janë tërhequr. Të gjitha zyrat për aplikimin dhe shpërndarjen e kartave janë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Ndaj lutemi të gjithë qytetarëve të shkojnë dhe të tërheqin sa më parë letërnjoftimet e tyre elektronike”./tvklan.al