Ministria e Sporteve ka shfaqur qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me incidentet që shoqëruan procesin zgjedhor për strukturat e reja të KOKSH-it të shtunën e kaluar. Kreu i saj Ylli Pango gjatë një konference për shtyp dënoi çdo sjellje të ashpër në sport.
Ylli Pango: “Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve dhe qeveria shqiptare është kundër çdo shfaqje dhune nga cilido krah i të zgjedhurve apo i kandidatëve për tu zgjedhur shfaqet ky qëndrim.”
Ministri Pango duke kërkuar respektimin e ligjeve siguroi përsëri Komitetin Olimpik se do të jenë vetë ata organizatorët e Asamblesë së ardhshme.
Ylli Pango: “Në Asamblenë e ardhshme që do ta organizojnë po vetë ata në bazë të vendimeve të tyre përsëri, shteti, qeveria do të ruajë vetëm qetësinë, rregullat duke mos lejuar që në këtë asamble të hyjnë persona, të cilët nuk janë as të zgjedhur as votues, as të paautorizuar.”
Komiteti Olimpik pritet të vendosë datën e re të zgjedhjeve vetëm pas konsultimit me partnerëve të tij ndërkombëtarë./tvklan.al